Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Shtetet e Bashkuara të amerikës, ku 5 persona kanë humbur jetën.
Policia në Louisville, Kentaki, ka konfirmuar se të paktën pesë persona janë vrarë nga të shtënat me armë që uregjistruan jashtë një banke në qytet. Gjashtë persona të tjerë janë plagosur dhe janë dërguar në spitalet lokale, duke përfshirë një oficer policie.
Nuk është bërë ende i ditur identieti i autorit, i cili sipas raportimit të mediave vendase, është varë në vendngjarje nga agjentët e FBI-së. Nuk dihen ende as shkaqet e këtij sulmi.