Disa pamje shqetësuese kanë qarkulluar së fundmi në rrjetet sociale ku shfaqet një ushtar ukrainas të marrë peng i cili ekzekutohet me armë zjarri nga trupat ruse.
Videoja e publikuar në Telegram tregon një burrë të paarmatosur me uniformë ukrainase duke pirë një cigare dhe duke thënë “Lavdi Ukrainës” përpara se mbi të të zbrazet një breshëri plumbash.
Ministri i Punëve të Jashtme të Ukrainës, Dmytro Kuleba, e përshkroi videon si “të tmerrshme” dhe tha se ishte një provë më shumë se lufta ishte “gjenocidale”.
Ai i bëri thirrje Gjykatës Ndërkombëtare Penale të nisë një hetim të menjëhershëm për të shtënat e supozuara, duke e quajtur atë një “krim lufte” dhe duke shtuar se autorët e tij “duhet të përballen me drejtësinë”.
❗ A video of the execution of an unarmed soldier, who says “Glory to Ukraine,” is circulating online.
The video allegedly shows the moment a Ukrainian prisoner 🇺🇦 of war (POW) was executed by Russian soldiers 🇷🇺. pic.twitter.com/4QBAYa0f3F
— Jason Jay Smart (@officejjsmart) March 6, 2023