Një ngjarje e rëndë ka ndodhur një ditë më parë në Kanada.
Pesë persona kanë humbur jetën pasi një person i armatosur hapi zjarr në një bllok banesash në Toronto.
Mes viktima është edhe autori i dyshuar, që u qëllua nga forcat e policisë. Gjithashtu një person është plagosur rëndë.
Autoritetet po hetojnë motivin, përfshirë një lidhje të mundshme mes personit të armatosur dhe viktimave.
“Oficerët e pranishëm u përballën me një skenë të tmerrshme, viktima të shumta të gjetura në banesa të ndryshme të ndërtesës”, tha shefi i policisë Jim MacSween.