Një vajzë e porsalindur u gjet e gjallë më 15 nëntor në Bangkok, një incident ky që ka tronditur publikun tajlandez. Foshnja u zbulua nga një pastruese, teksa pastronte një tualet në katin e tretë të një ndërtesë zyrash.

Gruaja dëgjoi të qara dhe kur ngriti kapakun e rezervuarit, pa foshnjën e zhveshur, e zhytur në ujë, me duart e bardha dhe të rrudhura nga lagështia. Parashikohet se fëmija ishte vendosur aty disa orë pas lindjes. Policia mbërriti në vendngjarje pak para orës 11:00, ndërsa foshnja u dërgua menjëherë në Spitalin Sirindhorn për kontroll mjekësor. Mjekët raportuan se foshnja peshonte rreth 2.7 kg dhe nuk kishte pësuar lëndime.