Një familje ka mbetur zemërthyer kur morën vesh se nëna e tre fëmijëve kishte nderuar jetë në Turqi, gjatë një operacioni.

E ndjera është 38-vjeçarja, Leanne Michelle Leary, e cila udhëtoi për në Stamboll për një operacion që do i kushtonte 2000 paund. Por fatkeqësisht udhëtimi përfundoi në tragjedi, pasi vdiq e vetme në spital.

“Manchester Evening News” shkuan se ajo do të hiqte 80 për qind të stomakut të saj dhe Leanne mendonte se e gjithë kjo procedurë ishte krejtësisht e sigurt.

Pasi 38-vjeçarja, nga Oldham, Greater Manchester, fluturoi për në Turqi më 30 qershor, ajo i dërgoi një foto familjes së saj përmes “WhatsApp”, ku shfaqej me fustanin e spitalit.

Familja e saj nisi të alarmohej kur nuk po lidheshin dot me të, disa orë pasi operacioni supozohej të kishte përfunduar. Si pasojë, ata telefonuan spitalin dhe iu tha lajmi i tmerrshëm se 38-vjeçarja kishte pësuar një atak në zemër, por në atë moment iu tha se ajo ishte ende gjallë dhe se gjendja e saj ishte e qëndrueshme.

Mendohet se prindërit e saj fluturuan për në Stamboll të nesërmen – por kur mbërritën në spital u shkatërruan kur u tha se Leanne kishte vdekur. Ajo është transportuar në Britaninë e Madhe, ku do t’i bëhet autopsia.