Një tjetër gazetar palestinez ka humbur jetën si pasojë e sulmeve të forcave izraelite në Rripin e Gazës.
Sipas njoftimeve nga zyra për media e qeverisë në Gaza, Ayman Muhammed Ruwayshid, kameraman për Televizionin Aksa, u vra gjatë një sulmi.
Me këtë incident, numri total i gazetarëve të vrarë nga sulmet izraelite që nga 7 tetori 2023 arrin në 177.
Zyra për media ka bërë thirrje për veprime nga komuniteti ndërkombëtar dhe organizatat që merren me median, duke kërkuar zbatimin e sanksioneve ndaj Izraelit për të ndaluar vrasjet e gazetarëve palestinezë dhe për të ndjekur në gjykatat ndërkombëtare krimet e kryera.