Presidenti amerikan Donald Trump ka publikuar këtë të martë një status në rrjetin e tij social “Truth Social”, ku pretendon se roli i tij ka qenë vendimtar për mbijetesën e NATO-s. Sipas Trump, pa ndërhyrjen e tij aleanca ushtarake do të ishte shpërbërë dhe do të kishte mbetur pjesë e historisë.

Në postimin e tij, Trump shkruan: “Nëse unë nuk do të kisha ardhur, sot nuk do të kishte NATO!!! Do të kishte përfunduar në koshin e historisë. E trishtueshme, por e VËRTETË!!”

Aleanca mes Evropës dhe SHBA-ve po vihet në diskutim, pas pretendimeve të Trump për të aneksuar Greonlandën, teritor pjesë e Danimarkës.