Mbreti Charles dhe bashkëshortja e tij u përballën me një situatë të sikletshme gjatë një takimi me qytetarë në York, teksa një person nga turma hodhi vezë drejt tyre.
Fatmirësisht, të dy monarkët i shpëtuan agresorit nga shënjestra, teksa tashmë ai është arrestuar. Mbi të gjitha, përshtypje bëri reagimi i mbretit, ose më saktë mos reagimi.
Në momentin kur 3 vezë fluturuan pranë tij dhe Camillas, përveç se një shikoi të shpejtë, mbreti u soll sikur asgjë nuk kishte ndodhur dhe vazhdoi të përshëndeste qytetarët që ndodheshin mes trumës.
Një lexues buzësh ka arritur të zbulojë dhe fjalët që mbreti i tha gruas së tij, pasi ajo mbeti e shtangur nga sulmi me vezë.
“S’ka problem, vazhdojmë”, thuhet se i ka thënë Charles Camillas, në përpjekje për ta qetësuar. Më pas, një oficer e pyeti mbretin: “Gjithçka në rregull?” – por ai nuk iu përgjigj kësaj pyetjeje, duke vazhduar të komunikonte me njerëzit e tjerë.
Menjëherë pas kësaj, çifti mbretëror u larguan nga rojet e sigurisë për të shmangur ndonjë incident të mëtejshëm.
Në fakt, ftohtësia e mbretit në raste të tilla nuk është çudi, teksa dhe më herët gjatë kohës që ka qenë prin, ai ëhstë përballur me sulme nga turmat, por gjithmonë ka ditur të jetë indiferent duke mos u dhënë rëndësi dhe duke mos u kthyer në personazh në media.