Autoritetet shëndetësore në Sao Paulo, Brazil, po hetojnë një rast të dyshuar të Ebolës të raportuar sot në kryeqytetin e shtetit.
Një burrë me origjinë nga Republika Demokratike e Kongos pati ethe pasi vizitoi së fundmi vendin, ku ka një shpërthim të sëmundjes. Pacienti është në izolim në një spital të specializuar në kujdesin e rasteve të dyshuara ose të konfirmuara të Ebolës, shtuan autoritetet.
Në Kongo virusi ka vrarë deri tani mbi 200 persona dhe ka mbi 1 mijë të prekur, teksa është shpallur gjendja e emergjencës pasi raste janë zbuluar edhe në Uganda.
