Një ndalim i pazakontë nga policia në një autostradë të Shteteve të Bashkuara ka bërë bujë në mediat sociale, kur shoferi i automjetit i ndaluar u zbulua se ishte… Babagjyshi.

Incidenti ndodhi kur oficerët e policisë ndaluan një makinë për shpejtësi të lartë, por ajo që pasoi ishte diçka krejtësisht e papritur. Pamjet e regjistruara nga kamera e trupit të një oficeri tregojnë shoferin e veshur me kostum tradicionale të Babagjyshit, duke i dhënë një ngjyrim të papritur dhe festiv një ndalimi rutinë trafiku.

Oficerët reaguan me humor, duke komentuar për “misionin” e Babagjyshit dhe trajtuar situatën me buzëqeshje, duke e bërë incidentin një moment të paharrueshëm. Videoja e postuar u bë virale brenda pak orësh, duke mbledhur mijëra shikime dhe komente nga përdoruesit e rrjeteve sociale, të cilët shprehën entuziazëm dhe të qeshura për këtë situatë të papritur.