Numri i të papunëve në Gjermani mbetet mbi tre milionë, pavarësisht trendit në rritje të punësimit që zakonisht regjistrohet që nga marsi.
Sipas të dhënave të publikuara sot (31 mars) nga Agjencia Federale e Punësimit, 3,021 milionë persona ishin të papunë në mars, 49,000 më pak se vitin e kaluar, ndërsa shkalla e papunësisë është 6.4%, 0.1 pikë përqindjeje më e ulët se muaji i kaluar.
“Zakonisht rimëkëmbja e pranverës fillon në mars, por këtë vit nuk ka pasur shumë vrull. Jemi ende në një pikë fundore, e cila tani po bëhet pak më e thellë”, tha kreu i Agjencisë dhe ish-ministrja federale e punës Andrea Nahles.
Sipas të dhënave të Zyrës së saj, 1.1 milionë njerëz morën përfitime papunësie këtë muaj, 98,000 më shumë se marsin e kaluar, me numrin e përfituesve të punësueshëm të mbështetjes së të ardhurave bazë që tani është 3.8 milionë, një rënie prej 147,000.
“Shumë përfitues punojnë, por të ardhurat e tyre duhet të plotësohen me përfitime për të mbuluar kostot e jetesës, shpjegoi Nahles.
Në të njëjtën klimë, të stabilizuar në një nivel të ulët, është edhe kërkesa për punë. Në mars, 638,000 vende të lira pune u regjistruan në zyrat e punësimit, 5,000 më pak se një vit më parë.
