Një nga mjekët e Shtëpisë së Bardhë ka shkaktuar një tronditje në opinionin publik, me deklaratën e tij sa i përket shëndetit e ish-presidentit Joe Biden.
Dr. Ronny Jackson, aktualisht kongresmen republikan, ka deklaruar publikisht se Biden mund të ketë vetëm një vit deri në një vit e gjysmë jetë.
Jackson, i cili ka shërbyer si mjek për dy presidentë të tjerë, Barack Obama dhe Donald Trump, ka argumentuar bazuar dhe në anlizat e Biden se shumë pak jetë i ka mbetur tashmë atij.
Këto komente kanë shkaktuar një debat të zjarrtë, me shumë persona që vënë në dyshim etikën dhe bazën shkencore të një parashikimi të tillë publik. Shtëpia e Bardhë nuk ka dhënë ende një përgjigje zyrtare, por ka përsëritur se Biden është në gjendje të mirë shëndetësore për moshën e tij dhe i aftë për të përmbushur detyrat e tij presidenciale, duke iu referuar raporteve mjekësore zyrtare.
