Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Itali, ku një burrë telefonoi shërbimet e urgjencës për të raportuar një tjetër vrasje të grave, përpara se të zhdukej.

“Ejani, e vrava gruan time”, kanë qenë fjalët e burrit, i cili më pas nuk është gjetur në shtëpi.

Mediat italiane shkruajnë se ngjarja ndodhi në Piacenza , në Emilia-Romagna. Në një apartament në katin e gjashtë në periferi të qytetit, forcat e rendit gjetën trupin e një gruaje 56-vjeçare. Sipas raportimeve fillestare, ajo ishte therur për vdekje. Çifti ka fëmijë.

Karabinierët dhe zjarrfikësit, meqenëse dera e apartamentit ishte e mbyllur, hynë nga ballkoni. Burri i viktimës nuk ishte aty. Një kërkim është duke u zhvilluar.