Ekipi i Top Channel ka mbërritur këtë të mërkurë në Turqi, ku pas uljes në aeroportin Stambollit do të niset në zonat e prekura nga tërmeti tragjik i 6 shkurtit.

Gazetari Artur Bibe, me ndihmën e operatorëve Angjelo Baraj dhe Ilia Poci do të nisen drejt zonave ku do të raportojnë gjithçka nga situata katastrofike në juglindje të Turqisë.

“Pavarësisht emergjencës, në aeroportin e Stambollit ka kontrolle të rrepta. Kontrollohet çdo gjë. Pas mbërritjes në Stamboll, do nisemi drejt zonave të tërmetit”- thotë gazetari Artur Bibe.

Kushtet atmosferike janë të vështira, aq sa avioni është shtyrë me dy orë për shkak se i ishin ngrirë krahët./ Top Channel