Ekuadori është përfshirë nga një luftë civile, pasi bandat kriminale në vend nisën një sërë sulmesh ndaj qytetarëve. Presidenti Daniel Noboa ka urdhëruar ushtrinë e tij të neutralizojë’ 20 bandat e drogës, që kërcënonin se do të ekzekutonin këdo që gjendej në rrugë.
Bandat shpërthyen tërbimin e tyre pasi presidenti Noboa shpalli të hënën një gjendje të jashtëzakonshme në mbarë vendin dhe shtetrrethim, pas arratisjes së Jose Adolfo Macias ditën, i njohur si ‘Fito’, lideri i bandës më të madhe të Ekuadorit “Choneros”.
Në ditët që pas kësaj, bandat sulmuan televizionin shtetëror TC në qytetin port të Guayaquil me një video rrëqethëse që tregonte ata duke mbajtur peng stafin e tmerruar për orë të tëra, ndërsa u drejtonin pushkët në kokë. Kriminelët morën peng shumë oficerë policie gjatë sulmeve të tyre, që u përhapën edhe në burgjet e vendit me revolta të dhunshme.
Pamjet e mëtejshme të tmerrshme treguan tre oficerë të rrëmbyer të ulur në tokë me një armë të drejtuar nga ata, ndërsa një polic dukshëm i tmerruar lexonte një deklaratë ku shkruhej: “Ju na shpallët luftë, dhe luftë do të merrni. Ju shpallët gjendjen e jashtëzakonshme. Ne shpallim plaçkë lufte policët, civilët dhe ushtarët.”

Deklarata shtoi se kushdo që gjendet në rrugë pas orës 23:00 ‘do të ekzekutohet’. Deri më tani raportohet se të paktën 10 vetë janë vrarë nga rradhët e policisë, teksa situata mbetet e tensionuar.









