Lideri Suprem i Iranit, Mojtaba Khamenei ka reaguar ndaj vrasjes së shefit të sigurisë në Iran, Ali Larinjani. Khamenei tha se ata që vranë Larinjanin do të ndëshkohen, shkruan Sky News.

“Pa dyshim, vrasja e një personaliteti të tillë tregon shkallën e rëndësisë së tij dhe armiqësinë e armiqve të Islamit ndaj tij. Ata që janë armiqësorë ndaj Islamit duhet ta dinë se derdhja e këtij gjaku në këmbët e pemës madhështore të sistemit islamik vetëm sa do ta bëjë atë më të fortë, dhe sigurisht çdo gjak ka çmimin e vet, të cilin vrasësit kriminelë të këtyre martirëve do të duhet ta paguajnë së shpejti”, thuhet në një deklaratë me shkrim.

Ministri i Mbrojtjes i Izraelit, Israel Katz deklaroi të martën se shefi i sigurisë i Iranit, Ali Larijani është vrarë në një sulm ajror në Teheran. Larijani është figura më e lartë shtetërore që vritet pas vrasjes së liderit suprem të Iranit, Ali Khamenei, më 28 shkurt, në ditën e parë të sulmeve ajrore të forcave ushtarake amerikane dhe izraelite kundër Iranit.