Elon Musk ka njoftuar se do të paraqesë kërkesë për kujdestarinë e plotë të djalit të tij 1-vjeçar, Romulus, me influenceren Ashley St. Clair. Vendimi i tij vjen pas postimeve të St. Clair për komunitetin transgjinor, të cilat Musk i ka interpretuar si të mundshme rreziqe për fëmijën.
Ashley St. Clair, 27 vjeç, kishte shkruar më parë një kërkesë faljeje ndaj komunitetit transgjinor, duke thënë se ndihej “shumë në faj” për komentet e saj dhe se po përpiqej të mësonte dhe të mbrojë njerëzit që kishte lënduar.
Ky fëmijë është konfirmuar nga testi gjenetik si djali i Elon Musk, i cili më parë kishte dyshuar për atësinë, por më pas e ka pranuar dhe i ka ofruar St. Clair 2.5 milionë dollarë dhe pagesa vjetore.
Situata ka nxitur debate në media për mënyrën se si komentet e prindërve dhe bindjet ideologjike mund të ndikojnë në vendimet për kujdestarinë e fëmijëve.
