Një luhatje shumë e madhe e pasurisë dhe shifrave të saj për Elon Musk, pak kohë më parë ai u shpall njeriu më i pasur në botë më pas ra nga froni dhe tani ka ndodhur diçka akoma dhe më e çuditshme. Pasuria e tij ka pësuar një goditje të rëndë duke rënë me 13 miliardë dollarë në vetëm 24 orë.
Në të njëjtën ditë kur raketa Starship e SpaceX shpërtheu në ajër pas lëshimit, edhe kompania e tij, Tesla, e makinave elektrike raportoi të dhëna tejet zhgënjyese në tremujorin e parë. Aksionet e Tesla-s ranë me 9,75% dhe fitimet me 20%.
Rënia që pësoi pasuria e Musk ishte humbja më e madhe që ai ka pësuar gjatë këtij viti. Megjithatë, edhe pse ai tashmë ka 13 miliardë dollarë më pak, pasuria e tij neto llogaritet në 164 miliardë dollarë.Ai renditet ende i dyti në listën e më të pasurve të botës, me Bernard Arnault që kryeson listën. Në anën tjetër, shkatërrimi i raketës Starship nuk është vlerësuar si një dështim nga Musk.