Konflikti
Avionët e Sirisë u ndaluan të fluturojnë mbi territorin e Turqisë, pasi edhe Siria njoftoi ndalimin e avionëve turq, bën të ditur BBC. Konflikti filloi javën e kaluar, kur Turqia detyroi një avion të Sirisë të ulet në territorin e saj pas informacioneve se mbante armatime të destinuara për regjimin e Presidentit Al Assad. Ndalesa e vendosur nga Turqia do të zbatohet njëkohësisht për aeroplanët civilë dhe ata ushtarakë. Tensioni është rritur së fundmi mes dy vendeve pas një serie aksidentesh ndërkufitare. Pas një bombardimi të territorit turk nga ana e sirianëve, Ankaraja u përgjigj me disa ditë bombardime. Turqia ka mbështetur opozitën e Sirisë dhe ka bërë thirrje për dorëheqjen e Presidentit Bashar al-Assad. Megjithëse Turqia nuk është teknikisht në luftë me Sirinë, ajo po përfshihet gjithnjë e më shumë në konflikt.