Emiratet e Bashkuara Arabe (EBA) po ushtrojnë presion mbi kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu që të pranojë planin e paqes të propozuar nga presidenti amerikan Donald Trump për rajonin e Gazës gjatë takimit të tyre sot, duke i kërkuar gjithashtu të heqë dorë nga çdo plan për aneksimin e Bregut Perëndimor.
Sipas një burimi të “Reuters”, EBA i kanë paralajmëruar Netanyahut se çdo aneksim do të bllokojë mundësinë e normalizimit të mëtejshëm të marrëdhënieve të Izraelit me shtetet arabe dhe myslimane, duke përfshirë edhe Arabinë Saudite.
Qëndrimi i Emirateve në lidhje me planin e paqes të Trump për Gazën iu komunikua Netanyahut nga ministri i tyre i Jashtëm, Sheiku Abdullah bin Zayed, gjatë një takimi me kryeministrin izraelit në margjinat e Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së në Nju-Jork të premten, shtoi burimi.