Ditën e djeshme i janë bërë homazhe një mjekeje luftarake, e cila dha jetën në vijën e parë të frontit, duke luftuar pushtuesit e presidentit rus, Vladimir Putin.
Nëna e 12 fëmijëve, Olga Semidyanova, e cila mbante një armë, u qëllua për vdekje ndërsa ajo vazhdonte të luftonte forcat ruse kur shumica e njësisë së saj ishte vrarë.
“The Sun” shkruan se 48-vjeçarja u godit në stomak gjatë një përleshjeje të ashpër me zjarr pranë Donetsk në jug. Trupi i saj nuk është gjetur ende për shkak të betejave të vazhdueshme në zonë, duke i lënë familjes s saj një pritje të dhimbshme përpara se ta varrosin.
Vajza e saj, Julia u shpreh: “Ajo i shpëtoi ushtarët deri në fund, kemi foto nga vendi i vdekjes, por për shkak të luftimeve të rënda ende nuk mund ta varrosim nënën time”.
Alga jetonte në qytetin e Marhanets, rreth 15 milje nga vendi ku vdiq. Ajo kishte marrë më parë titullin “Nënë Heroinë”, që u jepet nënave që kanë më shumë se 5 fëmijë.
Përveç gjashtë fëmijëve të saj, Olga kishte birësuar gjashtë jetimë nga jetimorja e vendit të saj.