Operacioni i përbashkët SHBA-Izrael filloi natën e 27-28 shkurtit 2026 me synimin e deklaruar nga Presidenti Trump: shkatërrimi i programeve bërthamore dhe raketore të Iranit, eliminimi i marinës së tij, dobësimi i proxy-ve terroriste dhe thirrja drejtpërdrejt për popullin iranian të rrëzojë regjimin islamik.

Në video-n e shpalljes, së sulmit të SHBA, Trump tha: “Vendi do të jetë i yti për ta marrë. Kjo ka gjasa të jetë shansi juaj i vetëm për breza.”

Arritjet taktike brenda gjashtë ditëve të para:

Vrasja e Ayatollah Ali Khameneit u konfirmua nga media iraniane pas disa orësh mohimesh. Bashkë me të u vranë disa nga figurat më të larta të IRGC-së dhe anëtarë të familjes së Khameneit. Kjo goditje në ditën e parë krijoi një boshllëk të madh në zinxhirin e komandës; u formua një këshill i përkohshëm udhëheqës.

Mbi 2000 goditje ajrore dhe me raketa shkatërruan pjesën më të madhe të launcher-ave ballistikë, bazave ajrore, depove të municioneve dhe 24 anijeve të marinës iraniane. Mbrojtja ajrore u shkatërrua rëndë në zonat perëndimore dhe në Teheran.

Në ditën e tretë e të katërt hakmarrja iraniane me raketa ballistike ra ndjeshëm: nga qindra në ditët e para, në përqindje shumë më të ulëta (raportohet ulje 80–90 % deri në ditën e gjashtë).

Kjo sugjeron se Izraeli dhe SHBA kanë arritur superioritet ajror lokal dhe kanë kufizuar seriozisht aftësinë e Iranit për të vazhduar sulme masive me ritëm të lartë.

Skepticizmi i ekspertëve të Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) në Washington ofrojnë analiza ndaj një ndryshimi të shpejtë të regjimit në Iran. Eksperti Ray Takeyh argumenton se “bombardimi rrallë e vret një regjim ideologjik me shtresa të thella elite dhe mbështetjeje”.

Vrasja e Khameneit nuk është e njëjtë me rrëzimin e sistemit, sepse sipas ekspertes Linda Robinson “IRGC është regjimi i vërtetë” forca represive që kontrollon ekonominë, sigurinë dhe programet bërthamore/raketore mbetet kryesisht e paprekur.

Kurse eksperti tjetër Max Boot shton se objektivat më ambiciozë të Trump-it ishte shkatërrimi i plotë i raketave, marinës, proxy-ve dhe thirrja për kryengritje popullore, por që nuk mund të arrihen vetëm me sulmet ajrore, “Shpresa, nuk është strategji”, thotë ai.

Historia e protestave të shtypura në Iran muajin e kaluar tregon se forcat e sigurisë nuk kanë gjasa të dorëzohen lehtë. Pa forca tokësore (që rrezikojnë humbje të mëdha dhe “mission creep”), regjimi mund të mbijetojë i plagosur, por në këmbë mendojnë ekspertët amerikan.

Rreziqet e eskalimit rajonal

Hakmarrja iraniane fillimisht u fokusua te Izraeli dhe bazat amerikane në Gjirin Persik (Bahrein, Kuvajt, Katar, Emiratet, Jordani). Por brenda gjashtë ditëve u zgjerua:

Dronë në Azerbajxhan (plagosi civilë),

Raketa drejt Turqisë (të kapura nga mbrojtja ajrore e NATO-s),

Sulme me dronë në bazën britanike Akrotiri në Qipro,

Goditje të reja ndaj bazave dhe ambasadave amerikane në vende të tjera.

Ky zgjerim sugjeron përpjekje për të shpërndarë konfliktin dhe për të tërhequr aktorë të tjerë (NATO në Turqi/Qipro, tensione me Azerbajxhanin).

“Fqinjtë arabë,siç thotë eksperti Steven A. Cook, dënojnë Iranin, por frikësohen më shumë nga kaosi ose nga një regjim i dobët, por hakmarrës.

Ndërsa Elisa Ewers shton se Hezbollah-i, i dobësuar nga sulmet izraelite të mëparshme, ende “po pret” dhe nuk është futur plotësisht në luftë, gjë që rrit mundësinë e një vale të re masive nëse Teherani vendos ta aktivizojë.

Dështimi i plotë i diplomacisë:

Para sulmeve, uvtha se negociatat po ecnin: Ministri i Jashtëm iranian Araghchi kishte propozuar pezullim të pasurimit të uraniumit për disa vjet, me rifillim në nivel të ulët. Sulmet erdhën pas vetëm dy raundeve serioze.

Ray Takeyh thotë se kjo i bën zyrtarët iranianë të besojnë se diplomacia ishte “vetëm një mashtrim para bombave”.

Mvasi rikthimi i besimit duket pothuajse i pamundur në afat të shkurtër.

Bilanci pas gjashtë ditësh:

Arritje taktike të dukshme: goditje të rënda në udhëheqje, degradim i madh i aftësive ushtarake, superioritet ajror lokal dhe ulje drastike e ritmit të hakmarrjes direkte. Por regjimi mbetet në këmbë përmes IRGC-së, eskalimi rajonal po zgjerohet, diplomacia u shkatërrua plotësisht.

Si përfundim : A është kjo një fitore e hershme që mund të çojë në ndryshim të qëndrueshëm, apo fillimi i një lufte të gjatë me pasoja të paparashikuara rajonale dhe globale?

Kjo do të marrë përgjigje pas 4i ditëve mendojnë Ekspertët e Këshillit për Marrëdhëniet me Jashtë (CFR) të cilët ofrojnë analiza mbi ngjarjet.