Dy studentë në një universitet britanik kanë vdekur pas një shpërthimi ‘invaziv’ të meningjitit.

Përveç tyre, sipas mediave britanike, thuhet se 11 persona të tjerë nga Universiteti i Kentit janë aktualisht në spital dhe janë të sëmurë rëndë.

Më shumë se 30,000 studentë, staf dhe familjet e tyre janë kontaktuar nga Agjencia e Sigurisë Shëndetësore e Mbretërisë së Bashkuar (UKHSA) për t’i informuar ata për infeksionet.

Autoritetet shëndetësore bëjnë të ditur se po shpërndahen antibiotikë për disa studentë në zonë, ndërsa specialistët po intervistojnë personat e prekur dhe familjarët e tyre për të identifikuar kontaktet e afërta dhe për të kufizuar përhapjen e infeksionit.

UKHSA dhe Universiteti i Kentit u kanë bërë thirrje stafit dhe studentëve që nëse shfaqin simptoma të kërkojnë menjëherë ndihmë mjekësore urgjente.

Trish Mannes, zëvendësdrejtoreshë rajonale e UKHSA për Juglindjen, tha se studentët duhet të jenë të kujdesshëm ndaj simptomave që ngatërrojnë “një ftohje të keqe, grip ose edhe një ‘dehje’”.

Ajo shtoi: “Studentët dhe stafi do të ndihen të shqetësuar për rrezikun e rasteve të mëtejshme; megjithatë, ne do të donim t’i siguronim ata se kontakteve të ngushta të rasteve u janë dhënë antibiotikë si masë paraprake”.