Numri i emigrantëve ilegalë që hyjnë në Shtetet e Bashkuara nga Meksika ka rënë për 40 për qind, nga janari në shkurt, ka bërë me dije qeveria amerikane.


Sekretari për Siguri Kombëtare, John Kelly, tha se “ndryshimi i trendit” është rezultat i politikave të ashpra të presidentit Donald Trump.


Trump ka nënshkruar një urdhër-ekzekutiv për “një barrierë të pakalueshme fizike” në kufirin SHBA-Meksikë dhe ka dhënë udhëzime për dëbime.


Masat janë dënuar nga Meksika, e cila i ka cilësuar si “armiqësore” dhe “të papranueshme”.


Rreth 11 milionë imigrantë pa dokumente jetojnë në SHBA, shumë prej tyre nga Meksika.


9 mars 2017 (gazeta-Shqip.com)