Presidenti amerikan Donald Trump ka folur për mundësinë e ndalimit të luftës në Ukrainë gjatë takimit që zhvilloi në Zyrën Ovale me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdogan.

Trump u shpreh se Erdogan është një udhëheqës me ndikim të madh dhe i respektuar nga të dyja palët e përfshira në konfliktin në Ukrainë Vladimir Putin dhe Volodymyr Zelensky dhe se ai mund të luajë një rol kyç në arritjen e paqes.

“Erdogan është shumë i respektuar nga Putin dhe Zelensky. Nëse dëshiron, ai mund të ketë një ndikim të madh. Për momentin, ai është shumë neutral,” tha Trump.

Ai shtoi se veprimi më i mirë që mund të ndërmarrë Turqia është të ndalojë blerjen e naftës dhe gazit nga Rusia, si një mënyrë për të reduktuar burimet financiare të luftës.

Në vijim, Trump përsëriti një nga deklaratat e tij të njohura, duke pretenduar se do të ishte në gjendje të zgjidhte luftën në Ukrainë shumë shpejt.

“Ai e njeh Putinin siç e njoh unë,” u shpreh Trump. “Unë kam zgjidhur disa konflikte më parë dhe mendoj se kjo luftë do të ishte një nga më të lehtat për t’u zgjidhur.”

Duke folur për situatën në front, ai tha se Rusia ka shpenzuar miliarda dollarë, por ka arritur pak përfitime territoriale.

“Mendoj se është koha që kjo të ndalet, me të vërtetë,” përfundoi Trump.