Skandali protokollar i quajtur “Sofagate” i ndodhur në Ankara gjatë vizitës së dy drejtuesve të të lartë të BE-së, Michel dhe von der Leyen ka disa ditë që bën bujë. Përveç asaj që u cilësua si shkelje e protokollit gjatë pritjes nga presidenti turk Erdogan të dy zyrtarëve të lartë, ku presidentja e KE-së u la në poltron dhe dy të tjerët në kolltukun zyrtar, iu shtua edhe deklarata e fortë e kryeministrit italian Mario Draghi që e cilësoi udhëheqësin kryesot të Turqisë si diktator.

Kjo u shoqërua me thirrjen e menjëhershme të ambasadorit turk nga Ankaraja, por nuk u mjaftua me kaq.

Siç shkruan sot gazeta italiane “La Repubblica”, Turqia ka vendosur të “ngrijë” blerjen e dhjetë helikopterëve nga Italia, në “hakmarrje” për deklaratat e Kryeministrit Italian Mario Draghi.

Më konkretisht, sipas gazetës së Romës, shitja e dhjetë helikopterëve AW169 të grupit shtetëror italian Leonardo, i cili ishte rënë dakord që nga marsi, “ngriu”. Kostoja totale e tregut është afër 70 milion euro, me mundësinë e marrëveshjeve shtesë, me një vlerë totale prej 150 milion euro.