Erërat e forta dhe moti i keq kanë shkaktuar dëme materiale dhe disa zjarre në qytetin e Shkupit.

Shërbimet kompetente po ndjekin situatën nga afër, ndërsa Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) është në koordinim të vazhdueshëm me të gjitha institucionet përkatëse në terren për të siguruar ndërhyrje të shpejtë dhe për të garantuar lëvizjen e qytetarëve.

Drejtori i QMK, Muhamed Ali, njoftoi se aktivitetet po koordinohen në mënyrë të përhershme dhe të gjitha institucionet e lidhura janë të informuara për situatën, me qëllim minimizimin e dëmeve dhe mbrojtjen e banorëve.