Disa vatra zjarri të shfaqura pranë centralit bërthamor të Çernobilit kanë vendosur në alarm autoritetet ukrainase, të cilat janë të shqetësuara për rrezatimin.

Ukraina thotë se zjarret  ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga granatimet e artilerisë ose zjarrvëniet në një zonë të kontrolluar nga forcat ruse. Shqetësimi është se tymi i rrezatimit mund të përhapet, duke kontaminuar zonat përreth.

Çernobili ka qenë në duart e Rusisë që nga ditët e para të pushtimit të Ukrainës, me raporte nga stafi ukrainas në termocentral.