Në kishën e Sant’Ambrogio-s në Itali, dasma e një çifti të ri u bë një nga ngjarjet më të përfolura. Të gjithë u habitën kur prifti vendosi të fillonte ceremoninë e martesës pa pritur nusen, e cila ishte ende jashtë kishës.
Prifti, për të cilin thuhet se nuk ishte hera e parë që tregohej i përpikte më orarin, filloi shërbesën vetëm pasi e priti atë për 3 minuta.
“E kisha njoftuar tashmë se do të filloja kur të binin kambanat. Nuk ishte e mundur të mbaja një grup të tërë besimtarësh në pritje. Nuk është çështje dasmash apo pagëzimesh, por respekti për të pranishmit”, shpjegoi Ati Doglio.
Kur shërbesa filloi pa nusen, një ndjenjë sikleti u përhap mes të ftuarve dhe atmosfera u bë edhe më e tensionuar për shkak të mungesës së këngës tradicionale Ave Maria, që këndohet shpesh në dasma.