Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Newsom, ka vazhduar kritikat e ashpra ndaj presidentit amerikan Donald Trump, duke e cilësuar si të papërshtatshëm për të udhëhequr.
Në një intervistë për Fox LA, Newsom deklaroi se “Trump nuk është më i njëjti njeri që takova katër vite më parë” dhe se “nuk është në gjendje të drejtojë”. Këto komente janë pjesë e një sërë deklaratash të forta që guvernatori ka bërë kohët e fundit ndaj presidentit republikan.
Ndër të tjera, ai e ka përshkruar Trump si “një rrezik për sistemin demokratik” dhe ka kritikuar politikat e tij, duke paralajmëruar për tendenca drejt një mënyre qeverisjeje më autoritare.
Deklaratat e Newsom kanë sjellë sërish në vëmendje emrin e tij si një kandidat të mundshëm për zgjedhjet presidenciale të vitit 2028, ndërsa ai vazhdon të jetë një nga figurat më të zëshme të Partisë Demokrate në nivel kombëtar.
California Governor Gavin Newsom:
— Clash Report (@clashreport) June 12, 2025
Trump has lost it. He is incapable now of even a train of thought. He is making things up.pic.twitter.com/DBDQ0CgcG0
