Bill Gates ka reaguar për herë të parë në lidhje me akuzat dhe përfshirjen e tij në krimet tronditëse të pedofilit Jeffrey Epstein.

Ai ka thënë se ishte “budalla” që kaloi kohë me pedofilin e dënuar, duke shtuar se pendohet që e ka takuar ndonjëherë. Por përveç kësaj, Gates ka hedhur poshtë pretendimet se ishte infektuar me sëmundje seksualisht të transmetueshme dhe i kërkoi ndihmë Epstein-it, për t’i siguruar një kurë .

“Me sa duket, Jeffrey i shkroi një email vetes. Ai email nuk u dërgua kurrë, emaili ishte i rremë. Kështu që nuk e di se çfarë mendonte ai aty. Por kjo më kujton se çdo minutë që kam kaluar me të pendohem dhe kërkoj falje që e bëra këtë”.

Gates foli më tej për marrëdhënien e tij me Epstein duke thënë se edhe pse e ka takuar pedofilin, nuk ka shkuar kurrë në ishulli ne tij dhe nuk ka takuar asnjë grua.

“Ishte faktikisht e vërtetë që unë isha vetëm në darka. Nuk shkova kurrë në Ishull, nuk takova kurrë asnjë grua… E takova Jeffrey-n në vitin 2011. Fokusi ishte gjithmonë se ai njihte shumë njerëz shumë të pasur dhe thoshte se mund t’i bindte ata të jepnin para për shëndetin global. Por isha budalla që kalova kohë me të. Isha një nga shumë njerëz që pendohen që e kanë njohur ndonjëherë.”– tha ai.