Arabia Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe mund të jenë gjithnjë e më pranë përfshirjes së drejtpërdrejtë në konfliktin kundër Iranit, pas sulmeve ndaj infrastrukturës së tyre energjetike.
Lajmin e raporton The Wall Street Journal, e cilat shkruan se të dyja vendet kanë ashpërsuar qëndrimin e tyre pas sulmeve të përsëritura nga Irani, të cilat kanë goditur rëndë ekonomitë e tyre.
Burime të njohura me situatën, të cituara nga media amerikane, bëjnë të ditur se Arabia Saudite ka pranuar së fundmi t’i lejojë Shtetet e Bashkuara të Amerikës përdorimin e një baze ajrore në pjesën perëndimore të vendit.
Të njëjtat burime shtojnë se princi i kurorës saudite, Mohammed bin Salman, është pranë vendimit për t’u bashkuar me sulmet. Një nga burimet është shprehur se kjo është “vetëm çështje kohe”.
Zhvillimet sinjalizojnë një përshkallëzim të mundshëm të konfliktit në Lindjen e Mesme, me pasoja të gjera për sigurinë dhe tregjet globale të energjisë.
