Një 10-vjeçar ka rënë në prangat e policisë amerikanë, nën akuzë se ka kërcënuar shokët e tij të klasës për një sulm me armë.

I mituri u arrestua në Florida, ku sherifi  Carmine Marceno tha se ai kishte kërcënuar shokët e tij se do t’i vriste me armë, edhe pse gjithçka rezultoi se ishte një lojë.

Megjithatë, rasti është trajtuar seriozisht nga autoritetet pas sulmit që ndodhi në Teksas, ku një 18-vjeçar vrau 19-nxënës dhe dy mësuese.

 “Tani nuk është koha për të bërë shaka, gjërat janë serioze, nuk është koha për t’u sjellë si një bandit i vogël”- tha sherifi, teksa shoqëroi 10-vjeçarin të prangosur për në komisariat.