Një pjesë e madhe e Europës pritet të përfshihet nga ngricat siberiane, duke sjellë mot të ftohtë ekstrem dhe ngrica gjatë muajit janar. Meteorologët italianë paralajmërojnë se mesdita e janarit do ta gjejë Kontinentin e Vjetër, përfshirë Ballkanin, të mbuluar me një pelerinë anticiklonike të ftohtë.
Kjo pritet të sjellë një ndryshim të papritur të temperaturave, ku temperaturat e buta do të lënë vendin për ngrica. Megjithatë, mbetet ende e paqartë nëse këto masa ajrore do të jenë kalimtare apo do të zgjasin për një periudhë më të gjatë.
Në Britaninë e Madhe, Skoci dhe Irlanda e Veriut janë goditur nga borë dhe temperatura të ulëta. Në Skoci, temperaturat kanë arritur deri në -10 gradë Celsius, ndërsa disa zona kanë pasur probleme me furnizimin me energji elektrike. Bora e dendur ka mbuluar Anglinë dhe Uellsin, duke shkaktuar kushte të vështira për qarkullimin e automjeteve dhe për transportin ajror.
Disa aeroporte, përfshirë ato të Mançesterit, Liverpulit dhe Birminghamit, kanë mbyllur pistat përkohësisht, ndërsa janë regjistruar vonesa dhe anulime të fluturimeve dhe trenave.
Në Uells, një autobus humbi kontrollin dhe u përplas me një mur për shkak të borës dhe ngricave. Paralajmërimet për motin e keq janë ende në fuqi për të gjithë Britaninë e Madhe.
