Disa ambasada ukrainase në Evropë kanë marrë ‘pako të përgjakshme’, të mbushura sy kafshësh të vrara, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme të Ukrainës, Oleg Nikolenko.

Nikolenko sqaroi se këto pako, të cilat ishin zhytur në një lëng me ngjyrë dhe erë të veçantë, mbërritën në ambasadat e Ukrainës pas serisë së letra-bomba të zbuluara ditët e mëparshme në Spanjë.

Siç shpjegoi ai, pako të tilla janë marrë nga ambasadat e Ukrainës në Hungari, Holandë, Poloni, Kroaci dhe Itali, si dhe konsullatat e përgjithshme të vendit në Napoli (Itali), Krakov (Poloni) dhe konsullata në Brno (Republika Çeke).

Ne po studiojmë rëndësinë e këtij mesazhi“, shkroi Nikolenko, duke shtuar se Ministri i Jashtëm, Dmytro Kuleba kishte urdhëruar të gjitha ambasadat dhe konsullatat e përfshira të viheshin në gatishmëri të lartë.