Shtetet e Bashkuara të Amerikës korrën frytet e fushatës së tyre të vaksinimit kundër Covid-19, teksa të premten u raportua se 40% e popullsisë kishin marrë dozën e parë.
Sipas mediave të huaja, SHBA ka arritur në 100 milionë të vaksinuar, duke u bërë kombi i parë që arrin një shifër të tillë.
Mirëpo, krahasuar me Amerikën, situata në Europë duket dëshpëruese. Ditët e fundit kontinenti i vjetër është përballur me sfida të reja, duke vonuar edhe më tej procesin e vaksinimit.
Të dhënat tregojnë se 10% e popullsisë në përgjithshme në Europë, rreth 75 milionë persona kanë marrë një dozë të vaksinës.
Ndërkohë, vetëm 4% ose rreth 30 milionë persona kanë marrë të dyja dozat, raporton Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Drejtori i OBSH-së për Evropën, Hans Kluge, e cilësoi shtrirjen e procesit të vaksinimit si ‘të ngadaltë dhe kjo është e papranueshme’.