39 azilkërkues në bordin e Bibby Stockholm iu është dashur të evakuohen dhe shkak për këtë eshtë bërë përhapja e një bakteri vdekjeprurës, legionela, i cili u gjet në ujit e varkës ku po qëndrojnë emigrantët.

Vetëm katër ditë pasi 15 emigrantët e parë kanë hyrë në anijen në portin e Portland, Dorset, ata do të zhvendosen për të gjetur një tjetër alternativë për t’u strehuar.

“Home Office” ka testuar mostrat nga sistemi ujor i varkës dhe kanë arritur në përfundimin se ka përmbajtje të bakteries, për të cilën do të bëhen investigime të mëtejshme.

Legionela është një bakter që shkakton një infeksion në mushkri, e cila mund të transmetohen në momentin që pi disa pika të vogla uji që përmbajnë këtë bakter.

Por pavarësisht kësaj, zyrtarët insistojnë se askush nga emigrantët nuk ka treguar ndonjë simptomë të kësaj sëmundje por të gjithë personat e gjendur në varkë duhet të zhvendoset.

Një emigrant sirian në varkë ka thënë për “Mail Online” këtë pasidite, se ai nuk është në dijeni të asgjeje dhe se nuk është informuar ende që të largohet.

Vendi duket shumë bosh por askush nuk na ka thënë gjë. Duhet të presim dhe të shohim por duket tepër shqetësuese“.

Por më vonë emigrantëve iu është komunikuar lajmi se duhet të evakuohen.

Më poshtë do shihni kushtet me të cilat emigrantët jetojnë.