Evropa ka reaguar ndaj deklaratave të fundit të presidentit amerikan Donald Trump, pasi tha se Groenlanda i duhet Shteteve të Bashkuara për çështje sigurie.
Kryeministri britanik Keir Starmer shprehu mbështetjen për kryeministren daneze Mette Frederiksen, duke theksuar se ajo ka të drejtë për të ardhmen e Groenlandës. Starmer tha se e ardhmja e Groenlandës u takon njerëzve që jetojnë atje dhe udhëheqësve të tyre në Danimarkë për të vendosur. Ministri i Jashtëm gjerman Johann Wadephul tha se Groenlanda i përket Danimarkës dhe se NATO mund të diskutojë forcimin e mbrojtjes së saj nëse është e nevojshme.
Një zëdhënës i qeverisë gjermane tha se kufijtë nuk duhet të zhvendosen me forcë, dhe Gjermania po bisedonte me Danimarkën dhe vendet e tjera të Bashkimit Europian për këtë çështje. Nga ana tjetër një zëdhënës i Komisionit uropian tha se Bashkimi Europian do të vazhdojë të mbështesë parimin e sovranitetit kombëtar dhe shprehu mbështetjen e plotë për Danimarkën.
Franca gjithashtu shprehu solidaritet, duke thënë se Groenlanda i përket popullit të saj. Presidenti Alexander Stubb i Finlandës tha se askush nuk vendos për Groenlandën dhe Danimarkën, përveç vetë atyre


