Shefja e diplomacisë evropiane, Kaja Kallas, paralajmëroi sot se Ukraina nuk duhet t’i dorëzojë territore Rusisë si pjesë e ndonjë marrëveshjeje paqeje, duke e cilësuar një veprim të tillë si krijues të një precedenti global të rrezikshëm.

Pas takimit të ministrave të Jashtëm të Bashkimit Evropian në Luksemburg, Kallas u shpreh para gazetarëve se leja e dorëzimit të territorit do të dërgonte mesazhin se përdorimi i forcës për të marrë troje nga fqinjët është i pranueshëm. “Po të lejojmë dorëzimin e territoreve, atëherë po i japim të gjithëve mesazhin se mund të përdorin forcën për të marrë atë që duan nga fqinjët e tyre,” deklaroi ajo.

Komentet e Kallas vijnë ndërsa presidenti amerikan Donald Trump ka ushtruar presion ndaj Kievit për të pranuar dhënien e rajonit të Donbasit si pjesë të një marrëveshjeje armëpushimi. Sipas Kallas, bisedimet për përfundimin e luftës nuk mund të jenë të suksesshme pa pjesëmarrjen aktive të Ukrainës dhe pa përfshirjen e Evropës në proces.

Ajo theksoi gjithashtu se diskutimi nuk ka të bëjë vetëm me territorin që mund të rikthehet përmes betejave, por edhe me atë çfarë një shtet tjetër mund të pranojë të humbasë si territor një përcaktim që, sipas saj, ka implikime të mëdha për sigurinë dhe rendin ndërkombëtar.