Gjiganti i internetit në SHBA i ka vënë qëllim vetes të heqë nga platformat e veta rrjetet “e dëmshme”. Kompania bllokoi një sërë llogarish të hapura në kohën e pandemisë së koronavirusit të lëvizjes “Querdenken”.

“Facebook”-u sipas të dhënave të veta ka gati 150 llogari dhe grupe nga platformat e veta në internet, të cilat koncerni amerikan i ka klasifikuar që i përkasin lëvizjes së diskutueshme “Querdenker”, mendim i skajshëm. Ky është  aksioni i parë  mbarëbotëror, që drejtohet kundër një grupimi, i cili “nxit dëm ndaj shoqërisë “, komunikoi menaxher i sigurisë në “Facebook”, Nathaniel Gleicher.

“Querdenker” janë prekur tani në “Facebook” dhe në “Instagram”. Por nuk është  prekur shërbimi chat i tyre në “WhatsApp”, që gjithashtu i përket koncernit “Facebook”.

“Përmbajtjet e “Querdenker” përmbajnë potencial dhune”, tha Gleicher, i cili e akuzon lëvizjen “Querdenkern”, se në mënyrë  të përsëritur ka shkelur standardet e komunitetit në “Facebook”.

“Ndër to bën pjesë  publikimi i informacioneve të rreme lidhur me shëndetin dhe nxitja e dhunës”, shpjegon menaxheri. Gjithashtu është identifikuar një listë e “Querdenker” në faqet e internetit, që nuk mund të lidhen më me “Facebook”-un.

Përmbajtjet e kontestuara, sipas “Facebook”, kanë  të bëjnë  në radhë të parë me përhapjen e “teorive të konspiracionit të “diktaturës corona”. Në  këto postime dhuna është paraqitur si mjet i mundshëm për të sprapsur masat kufizuese të qeverisë lidhur me të drejtat e lirive personale në  emër të pandemisë.

Protesta kundër politikës së qeverisë gjermane, gusht 2021

Michael Ballweg, themeluesi i lëvizjes “Querdenker”, deklaroi, se do të  ndjekë hapat ligjorë kundër shuarjes së llogarive në “Facebook”. Faqja e “Facebook”-ut “Querdenken 711” me mbi  30.000 të abonuar ka publikuar përmbajtje me temë të drejtat themelore dhe liria e mendimit. Muajt e fundit ka pasur disa raste të hapjes së  proceseve kundër shuarjes së  llogarive, tha Ballweg. /DW/