
Gjatë një interviste për CNN, Mayra Ramirez, ka treguar se ka qenë shumë e kujdesshme në zbatimin e çdo mase përpara se të shtrohej në një spital të Chicagos me simptoma të Covid-19.
Më 16 prill, 28-vjeçarja u shtrua në dhomën e urgjencës së spitali Memorial të North-West. E vetëm brenda pak minutash filloi edhe përvoja e saj shqetësuese.

“Gjithçka që mbaj mend ishte periudha kur më zuri gjumi ndërsa isha në intubim dhe më pas gjashtë javë të plota të këqija. Disa nga makthet më shkaktuan edhe probleme në frymëmarrje”, tha ajo për CNN.
Kjo e fundit ka shkruar se pandemia e koronavirusit i kishte dëmtuar disa prej organeve në trup. E teksa kaloi më shumë se një muaj në ventilator, familja e saj vendos që të udhëtonte nga Karolina e Veriut për t’i dhënë lamtumirën e fundit, pasi mjekët i njoftuan se nuk ishin të jogurtë nëse Ramires do të mbijetonte.

E ndërsa që ajo të jetonte kishte vetëm një mundës: një transplant i dyfishtë i mushkërive. “Pa transplant, ajo nuk do të kishte mbijetuar”, tha Dr. Ankit Bharat, shefi i Kirurgjisë në Chicago.
Bharat tha për CNN se “Ramirez kishte ndërlikime të shumta nga virusi. “Fakti që ajo ishte e re dhe kishte qenë e shëndetshme, e bëri atë një kandidate të mirë për procedurën e rrallë”, ka shtuar mjeku.

“Po shihja veten dhe nuk mund të njihja trupin tim”, tha Ramirez pasi u zgjua dhe shtoi “Unë nuk mund të flisja, mezi mund të ngrija një gisht, nuk mund të lëvizja. Kisha shumë dhimbje”.
CNN shkruan se 28-vjeçarja tani është amerikania e parë që i është nënshtruar procedurës pas një beteje me koronavirusin. Tani kanë kaluar gati dy muaj nga operacioni dhe ajo po rikuperohet në shtëpi. Ajo thotë se është akoma e dobët dhe se ka ende vështirësi në frymëmarrje.
