Nëse ju ka rastisur të shikoni mbledhjen vjetore të Kongresit Popullor Kombëtar (NPC) në Kinë, mund të keni vënë re diçka të çuditshme.

Presidenti i Kinës Xi Jinping kishte diçka që të tjerët nuk e kishin, dy filxhanë çaji, jo vetëm një.

Takimi në vetvete, është serioz dhe vendimtar për Partinë Komuniste kineze në pushtet, duke qenë se miratohen ligje për vendimet e marra.

Redaktorja e BBC-së në Azinë Paqësore, Celia Hatton tregoi se presidenti kinez zgjedh dy filxhanë çaji dhe jo një, duke nënvizuar këtu se bëhet fjalë për një shfaqje të sofistikuar të pushtetit.