Pasi deklaroi anulimin e konferencës tradicionale për shtyp të fundvitit, presidenti rus Vladimir Putin anuloi edhe fjalimin për “gjendjen e kombit” që mban çdo vit përpara parlamentit.
Ose kështu duket, sipas burimeve të së njëjtit parlament të cituar nga Tass, sipas të cilave presidenti do të mbajë fjalimin e tij “ndoshta në vitin e ri”.
Kur u pyet për këtë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, u përgjigj: “Është e mundur” që fjalimi të mbahet në vitin 2023. Në vend të kësaj, ai përjashtoi faktin që mund të jetë në formë të shkruar