Presidenti i Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Donald Trump, ka lëshuar një tjetër paralajmërim të fortë ndaj Iranit, duke theksuar se koha për arritjen e një marrëveshjeje është drejt fundit.
Në një postim në platformën Truth Social, Trump rikujtoi ultimatumin e mëparshëm, ku i kishte dhënë Iranit një afat prej 10 ditësh për të arritur një marrëveshje ose për të rihapur Ngushticën e Hormuzit.
“Kohës po i vjen fundi – vetëm 48 orë përpara se të shpërthejnë pasoja të rënda”, paralajmëroi ai në mesazhin e tij.
Ky reagim vjen në një kohë kur tensionet në Lindjen e Mesme mbeten të larta prej javësh, duke shtuar shqetësimet për një përshkallëzim të mundshëm të situatës në rajon.
