Pas sulmit raketor rus të 13 marsit ndaj bazës Yavoriv në perëndim të Ukrainës ku u raportuan dhjetra të vrarë mes luftëtarëve perëndimorë, vullnetarët janë larguar nga vendi pasi intensiteti i luftës ishte më shumë nga sa e kishin llogaritur, raporton rrjeti amerikan Military Ëatch Magazine.
Vullnetari suedez Jesper Soder përshkruante sulmin raketor si “ferri në tokë”.
“Kjo bëri që luftëtarët skandinavë, britanikë e amerikanë të ardhur aty të nxitonin drejt kufirit polak. Ata, rusët dinin saktësisht ku të godisnin, dinin ku ishin depot tona të armatimeve, zyrat administrative.”– tha ai.
Një veteran i ushtrisë së SHBA që i mbijetoi sulmit në Yavoriv tha: “Unë mbijetova pasi raketa goditi strukturat dhe jo tendat ku ne po qëndroni”.
Në lidhje me vullnetarët perëndimorë ai shtoi: “Disa ishin ushtarë profesionistë dhe ende kompententë, disa të tjerë pijanecë, me eksperiencë sipërfaqësore lufte, ose njerëz që nuk duhet të ishin fare këtu”.
Vdekja e profilit më të lartë e kësaj kategorie është ajo e një veterani kanadez të NATO nga lufta në Afganistan, sniper-it të njohur si ‘Gardiani,’ i cili kishte shërbyer atje nga 2009 to 2011, dhe më pas me militantët kurdë sirianë kundër ISIS. Rrethanat e vdekjes së tij ashtu si shumë fakte të tjera nga lufta, mbeten të panjohura.