Në Indi ka nisur festivali vjetor Holi, pasi hindutë veshën rrobat më të ndritshme dhe i hodhën njëri-tjetrit pluhur me ngjyra të ndryshme. Në këtë mënyrë ata festojnë fundin e stinës së dimrit.

Ky festival i pranverës mbledh miliona njerëz në të gjithë vendin dhe festojnë për triumfin e së mirës mbi të keqen. Festimet arrijnë kulmin të premten ku nisin edhe karnavalet e mëdha në rrugët e vendit.

“The Sun” shkruan se festa filloi herët në qytetin verior të Vrindavan, ku gratë e moshuara të lyera me njolla shafrani kërcenin së bashku gjatë gjithë ditës.

Festivali Holi është një festë e përvitshme hundu që mbahet në Indi, Nepal dhe vendet e Azisë Jugore. Njihet gjithashtu si “festivali i dashurisë” dhe “festivali i ngjyrave”.

Hindusët festojnë duke u lyer me pluhur të ngjyrave të ndryshme, duke kërcyer nën spërkatjen me ujë dhe duke përdorur balona ose pistoleta uji.