Një ngjajre e rëndë ka ndodhur në Kaliforni, SHBA ku ka pasur të shtëna me armë në Monterey Park, ku qindra qytetarë ishin mbledhur për të festuar Vitin e Ri Kinez.

Në mes të turmës disa persona kanë nisur të qëllojnë me breshëri plumbash, duke shkaktuar 10 viktima si dhe 16 të plagosur, disa në gjendje kritike për jetën.

Lajmi bëhet i ditur nga Agjencia Associated Press në faqen e saj të internetit, duke cituar burime policore.

Të shtënat filluan në orën 22:00 me orën lokale (07:00 me orën e Shqipërisë).

Mediat e huaja shkruajnë se nuk dihen më shumë detaje rreth ngjarjes por të shtënat kanë ndodhur në ose afër një festivali për Vitin e Ri Kinez, dhe zona është shtëpia e bizneseve të shumta aziatike.