Një pedofile e “shthurur”, e cila filmoi veten duke përdhunuar një vajzë të re me dy burra si dhe diskutonte për torturimin dhe ngrënien e fëmijëve, është dënuar me burgim të përjetshëm.
“Daily Mail” shkruan se Vicki Bevan kishte diskutuar me një burrë për dëshirën e tyre për të “rrëmbyer, përdhunuar, torturuar, vrarë dhe më pas ngrënë fëmijë”, pasi i kishte abuzuar seksualisht.
37-vjeçarja kishte dy bashkëpunëtor, Paul Rafferty dhe Tony Hutton. Ajo ka filmuar dhe fotografuar një vajzë duke abuzuar me të dhe më pas imazhet janë bërë virale në internet.
Sipas “Daily Mail”, Bevan u kap pasi policia sekuestroi telefonin nga një burrë. Në telefon u zbuluan 458 faqe bisedash shumë te seksualizuara në “WhatsApp” me 37-vjeçaren si dhe imazhe të pahijshme.
“Përmbajtja e disa prej atyre bisedave është vërtet tronditëse. Disa nga këto biseda janë përtej shqetësueses”, është shprehur gjyqtari, Andrew Menary.
Gjykata dëgjoi se prindërit e Bevan-it kanë folur se e kanë rritur atë në një mjedis të dashur dhe për të njohur të drejtën nga e gabuara. Por tani ata nuk duan të kenë më të bëjnë me të dhe gjyqtari vendosi një masë ndalimi të përjetshëm ndaj gruas për t’u mbajtur larg tyre.