Finlandë ka çaktivizuar rrjetin e saj tradicional të telefonisë fikse pas afro 150 vitesh funksionimi, duke u bërë vendi i fundit nordik që kalon plotësisht në infrastrukturën dixhitale.

Ky hap vjen pasi vende si Estoni, Holandë, Norvegji dhe Spanjë kanë hequr dorë më herët nga rrjetet tradicionale me kabllo bakri, duke investuar në rrjete moderne me fibra optike që mbështesin internetin dhe telefoninë.

Rrjeti telefonik fiks në Finlandë u vu në funksion për herë të parë në vitet 1880, por zhvillimi i teknologjisë dixhitale dhe përhapja e telefonisë celulare e kanë bërë atë të panevojshëm.

Telefonata e fundit u zhvillua mes drejtorit ekzekutiv të kompanisë, Toppi Maner, dhe Jarkko Saarimäki.

Gjatë bisedës, të dy ndanë kujtime nga koha kur telefonat fiks ishin mjeti kryesor i komunikimit. Maner kujtoi vitet e adoleshencës së tij në Londër gjatë viteve 1980, kur telefononte familjen vetëm një herë në javë në një orar të caktuar, për t’u siguruar që të gjithë ishin pranë telefonit.

Biseda u mbyll me përshëndetjen finlandeze “kuulemiin”, që do të thotë “shihemi më vonë”, duke simbolizuar fundin e një epoke në historinë e telekomunikacionit të Finlandës.