Një vajzë e një pastori ka zbuluar se si ajo u largua nga komuniteti i kishës për të ndjekur karrierën në “OnlyFans”. Aktorja dhe modelja që pozon nudo Nala Ray, 23 vjeç, ka fituar miliona pasi ka përdorur “OnlyFans” si një platformë për të publikuar videot dhe fotot e saj.
Nala nisi llogarinë e saj në maj të vitit 2020 dhe grumbulloi 85,000 dollarë vetëm gjatë muajit të parë. Ajo tha: “Unë bëra milionin tim të parë në gjashtë muaj dhe tani fitoj 330,000 dollarë në muaj“.
Sidoqoftë, para suksesit të saj në internet, 23-vjeçarja tha se ishte rritur në një komunitet fetar, në të cilin babai i saj ishte pastori lokal. Nala thotë se ajo ndihej e mbytur në komunitetin e ngushtë ku ishte rritur dhe nuk ishte dakord me ndalimin e seksit paramartesor nga ana e kishës./Adbible